Urim GJATA / Prej shumë vitesh ai është qytetar Suedez, ku ka dhe aktivitetin e tij, por dhe një qendër kulturore nël zemër të stokolmit, dhe pikërisht në Setra.
Jorgo Xhanis apo miku i shqiptarëve ku në qendrën kulturore që ai drejton kanë gjetur jo vetëm ngrohtësinë, por dhe nje ndihmë të pa ç’muar në këto kohe të vështira për ta, ku askush nuk mundeshe t’i ndimonte më tepër.
Qedrimi për orë të tëra gjatë mbasditeve deri në orët e vona në këtë qendër, një kafe fruta dhe darkë falas për të gjithë ata që janë të pa punë është një ndihmë e pa ç’muar për gjithë ata shqiptarë që kanë ardhur nga Shqipëria dhe akoma nuk kanë arritur të zënë një punë.
Origjina e tij është nga Gumenica, një qytet i bukur buzë Jonit të manitshëm, Jorgo flet pastër gjuhën shqipe, me atë theksin e bukur Arvanitas, ai tregon se brenda në shtëpinë e tij dikur në Gumenicë flisnin shqip dhe ka qënë gjyshi i tij, ai që ja u ka mësuar gjuhën e bukur shqipe.
Megjithë se ka shumë qendra kulturore Greke në Stokolm (Se për Shqiptare as që bëhet fjalë), ku shqiptarët sidomos ata që vijnë nga Greqia, por dhe pjesa tjetër jo e vogël që kanë ardhur nga Shqipëria pa asnjë document, veç pasaportës, që është e vetmja apo i vetmi dokument që atyre ju lejon lëvizjen e lirë në Europë, pse jo edhe kërkimin apo punësimin sezonal. Ky është i vetmi dokument që ata disponojnë. Pritjen, ngrohtësinë, dhe mirësinë që ju ka afruar dhe ju afron shqiptarëve Jorgo me zemërgjërësinë e tij prej nje babloku askush nuk mundet ta bëjë.
Ndihma e këtij zotërie për shqiptarët në një kohë ku një pjesë akoma nuk kanë një krevat për të futur kokën, duke fjetur nëpër makina pse jo dhe nëpër çadra në këto ngrica, ku temperatuarat arrijnë deri në – 20 gradë. Kjo qender kulturore ka hapur dyert për shqiptarët që sot janë miqte e tij më të mire.
Aty flitet shqip, dëgjohet muzikë shqiptare, shihet dhe televizioni në kanalet e shqipërisë, por është vendi ku edhe bërtitet apo shahet edhe shqip. Këtë zemërgjerësi dhe ndihmë që financohet nga Jorgo Xhanis, nuk mund të harrohet lehtë nga shqiptarët të ardhur nga Shqipëria.
Kjo qendër kulturore Greke, e cila tani u (takon) shqiptarëve që e frekuentojnë 100 përqind, pak a shumë është kthyer në një vend ku takohen, bisedojnë, qajnë hallet në këto ditë të acarta, ku shteti i ka detyruar të ikin nga sytë këmbët për të mbijetuar, për siguruar bukën për vete dhe për të dërguar diçka dhe në familjet dhe fëmijët e tyre që mezi presin një lajm, pse jo.
Lekë për buke dhe rroba nga baballaret e tyre, të cilet kanë muaj apo dhe vite që nuk i kanë pare, por që ata fëmijë apo familje nuk e dinë se në ç’farë kushtesh jetojnë, apo dhe sa mundohen për të siguruar të paktën dhe disa ditë pune në ndertim dhe në pastrim, vetëm nëpër punëdhënësit grek dhe tek tuk në ndonjë Kosovar.
E them vetëm nëpër punëdhënësit grek dhe tek tuk ndonjë kosovar, sepse shumica jo vetëm që nuk dijnë suedisht, por janë pa dokumenta qendrimi dhe punësimi në Europë. Dihet që shqiptarët të cilët kanë aplikuar për azil nuk kanë pasur asnjë shans për ta fituar atë, veç disa rrasteve shumë të rralla ku kanë qenë vetëm disa gazetarë të larguar nga kërcënimet e shtetit dhe mafias shqiptare, por edhe këta shumë të rrallë qe kanë arritur të sigurojnë dokumentacionin e qendrimit dhe punësimit në Suedi.
Megjithatë në këtë shtet shqiptarët kanë disa mundësi më tepër, apo më mire pasi shteti suedez ka ligje dhe mundësi më shumë se kush, për të punuar ndryshe nga shtetet e tjera të Europës.
Si fillim është marrja e numrave provizor të punës, e cila nuk është shumë e vështirë, sepse vete shteti suedez në zyrat e emigracionit dhe të punës, inkurajon dhe ndihmon në dhënien e numurave vetëm me një kontrate pune disa mujore (për shqiptarët pa dokumenta) dhe mbas kësaj marrjen e kartës bankare. Me sigurimin e këtyre dokumentave, çdo shqiptar ka të drejtë, kërkon dhe gjen pune sipas ligjit, ku i shënohen menjeherë siguracionet, dhe lekët kalojnë vetëm nëpërmjet llogarisë bankare.
Ndërsa për të pasur mundësinë e nisjes se dokumentave për leje-qendrimi kontrata nga punëdhënësi, duhet të jetë jo më pak se dy vite, apo pa afat në mënyrë që qytetari që kërkon leje-qendrimi të vertëtoje në institucionet e shtetit suedez se është i punësuar për një periudhë të gjatë, ka të ardhura për të jetuar, dhe punëdhënësi i siguron një punë të qendrueshme disa vjeçare…