Farsa e politikanëve tanë

1107

fane portretFane Stefan Tarifa / Eshtë një mundësi që teorikisht afron pakëz me utopinë nga vete rrethanat e krijuara në Shqipëri dhe mundësitë potenciale që ofrohen. Kjo mundësi e vetme është që po fitoi Fronti i Majtë, vetem ai do ndëshkojë pa mëshirë të gjithë politikanet e pushtetarët e korruptuar, të mbidhjamosur, të inkriminuar me mënyra nga më të ndryshmet. E thashë që ngjason në teori me utopinë, sepse këta “derdimen” kanë në duart e tyre gjithçka, pasurinë ligjet, pushtetin me të gjitha hallkat e tij.
Potencialin e rraskapitur dhe të shitur njerëzor, pra dhe jane rrënjosur e blinduar aq shumë në skakjerat e politikës, në lidhje marrëdhënie dhe ndërthurje kombëtare e ndërkombëtare sa është vështirë të zbërthehen, sepse mbrohen edhe nga kanale të padukëshme të shërbimeve të huaja. Shërbime të cilat kanë qenë iniciuset e ardhjes së këtij llumi në politike dhe në pushtet.
Fronti i Majtë anatemon gjithë ato ligje të mbrapshta që mbrojnë dhe ligjërojnë këta hajdutë politike, duke nisur nga kushtetuta e deri në kodet civile e penale, gjithë ato vendime qeverish që mbrojnë pasurinë e hajdutëve që favorizojnë krimin e kontrabandën.
korrupsion

Eshtë e vërtet që duhet një katarsis i thellë, se cibani duhet shkulur nga rrënjet, ndryshe nuk mund të shërohet trupi kaq i bukur, por edhe i përdhosur kaq keq i Nënës Shqipëri. Le të shpresojmë (se dihet që shpresa vdes e fundit) që i miri, i zgjuari, i vuajturi deri në maksimum popull, mbase një ditë do t’i thërrasë mëndjes dhe me guxim do t’ju tregojë vendin këtyre kalbësirave që e kanë katandisur kaq keq.
Le të shpresojmë gjithashtu që edhe faktori subjektiv, mbase edhe i nxitur se tepërmi nga vigjilenca dhe zgjuarsia e emigrantëve të shumtë që me shpirt vigjëlojnë për mëmëdheun, të arrijë nivelin e pjekurisë politike dhe t’i përshtatet zemërimit e indinjatës popullore, për të realizuar ato ndryshime apo më mirë përmbysje që duhen bërë në politikën dhe qeverisjen shqiptare.
Me një fjalë i duhet thënë: Ku i gjete gjithë këto pasuri more zotëri apo zonjushe ? Kujt ja ke falur për një copë bukë pasurinë kombëtare ? Përse nuk ka shkuar prona tek i zoti? Kujt i shërbeni me servilizëm dhe pse?
Mjaft më me politika sipërfaqësore të llustrosura e mashtruese. Mjaft e përdorët vendin dhe pasuritë e tij si t’i kishit pronë personale dhe ja dhatë kujt ju deshi qejfi.
Tani ka ardhur koha të jepni llogari dhe të përgjigjeni para popullit, se pasuritë e tij janë dhe do mbeten po të tijat. Shporruni hajdutë, spiunë të korruptuar, kriminelë dhe servilë nga politika shqipëtare.
Tashmë vendi juaj më i devotshëm është vetëm burgu.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: