A është njoftuar Ambasada Shqiptare nga autoritet përkatëse greke?
Pak më parë komunikova me nja njerëzit me te afërt te tij ku me indinjatë më tregoi rreth ngarrjes se dhunshme. Ai punonte ne sektorin e ndërtimit ku u ndalua nga dy policë për verifikim dokumentash.
Behet fjalë për Kristjan Mici 28-vjeç, që nuk kishte leje qëndrimi.
Por…
Çdo dhune eshte e dënueshme dhe aq më keq kur ushtrohet nga mekanizmi shtetëror, askush nuk ka te drejtë te dhunojë një shtetas te nje vendi tjetër edhe pse ambasada jone nuk eshte njoftuar mbi kete ngjarje.
Pyetja shtrohet a do kete kurajon kjo ambasade për të kërkuar zbardhjen e kësaj ngjarrje.?
Le të shpresojmë- Koha do ta tregojë
Ngjarrja ka ndodhur ditën e premte (31/10.2025) në mbrëmje mbas orës 20.30 në Agios Fanourios, zonën Agjio Anargjiros në periferia të Attikës.
28-vjeçari shqiptar bashkë me shokun e tij ishin duke ecur rrugës dhe ndalohen nga dy policë, ku njeri prej tyre dhunon 28-vjeçarin, ku për mungesë dokumentesh e trajtuan me dhunë ekstreme. I riu u godit dhe u keqtrajtua para syve të shokut të tij, ndërsa më pas u dërgua me forcë në komisariat, ku sipas dëshmitarit, dhuna ka vazhduar.
Më është transportuar me ambulancë në spital, në gjendje shumë të rëndë, me fraktura në nofull, dhëmbë të thyer dhe plagë në kokë e trup.
Shqiptari nga Semani i Fierit kishte rreth dy vite qe punonte në sektorin e ndërtimit pa leje qëndrimi.
28-vjeçari shqiptar bashkë me shokun e tij ishin duke ecur rrugës dhe ndalohen nga dy policë, ku njeri prej tyre dhunon 28-vjeçarin.
Burimet e te afërmit te tij tregojnë se ai ka shkuar disa here ne spital dhe për momentin ndodhet ne komisariatin e policisë në Kamatero për depërtim.
Theksohet se shqiptari për të punuar në Greqi dhe për të ndihmuar familjen e tij ishte kapur edhe here te tjera në Greqi.
Por sa te huaj ka qe punojnë pa dokumenta përkatëse në Greqi?
Neser në mëmengjes ai do përballet me drejtësinë vendase.
Tashmë të afërmikanë marrë dhe një avokat. Deri më sot asnjë nga ambasada shqiptare nuk ka komunikuar me familjen e tij …


