Greqi / 3 shqiptarë arratisen nga paraburgimi i Atikës, (DI.ME.DA.) në pranga një 35 vjeçar

Greqi

Nëse ndonjë shqiptar tenton të arratiset ai e bën këtë kur të dojë, por rreth 95 % e të arratisurve kanë rënë përsëri në pranga, duke marrë edhe disa vite të tjera dënime.

Ngjarrja ka ndodhur sot paradite në paraburgimin e Atikës, ku mbahen për t’u gjykuar.

Një 35 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke në zonën e Menidhit, pasi tentoi që bashkë me dy bashkatdhetarë të tjerë të largohet nga ambientet e Drejtorisë së Gjykatave të Migracionit të Atikës.
Njëkohësisht vijojnë hetimet e policisë për gjetjen dhe kapjen e dy të arratisurve të tjerë. Bëhet fjalë për tre shqiptarë, dy prej të cilëve mbaheshin për drogë dhe i treti për vrasje.

Sipas policisë, tre të arratisurit kanë prerë hekurat e qendrës së paraburgimit, që ndodhet në anën e pasme të katit të dytë të godinës dhe kanë zbritur me çarçafë.
Së bashku me tre shqiptarët ka tentuar të arratiset edhe një gjeorgjian, por është vënë re nga policia.

Ata ishin transferuar dhe po mbaheshin në Departamentin e Transportit në pritje të transferimit të tyre në gjykata për gjykimin e tyre.

Arratisjet nga kjo godinë e paraburgimit janë të shumtë nga shqiptarët pothuajse çdo vit, por liria e tyre ka qenë e përkohshme pasi janë prangosur përsëri