Pasagjerët e nëndetëses së zhdukur Titan

Aktualitet

Kërkimi për pesë të mbijetuarit e nëndetëses Titan që u zhduk në Oqeanin Atlantik, në drejtim të mbytjes së Titanikut, mbetet i pafrytshëm.

Sipas informacioneve të deritanishme, ekuipazhi përbëhet nga miliarderi britanik Hamish Harding, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman, eksploruesi francez Paul Henri Narzolet dhe Stockton Rush, CEO i OceanGate.

Personat që ndodhen në nëndetësen Titan

OceanGate Expeditions tha në një deklaratë se miliarderi britanik Hamish Harding ishte në mesin e atyre në bord. Biznesmeni 58-vjeçar dhe entuziast i turizmit hapësinor është kryetar dhe shef ekzekutiv i kompanisë private të shitjes së avionëve me bazë në Dubai Action Aviation. “Nëndetësja u nis me sukses dhe aktualisht ndodhet nën det,” tha kompania në Twitter të dielën, duke sqaruar se misioni filloi “në orën 4 të mëngjesit”.

Në një postim në rrjetet sociale, vetë Harding kishte shkruar të shtunën, duke njoftuar pjesëmarrjen në këtë udhëtim, se “ekuipazhi i nëndetëses përbëhet nga disa eksplorues legjendar, disa prej të cilëve kanë bërë më shumë se 30 zhytje në Titanikun që nga vitet 1980”.

Biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman, ishin gjithashtu në bordin e nëndetëses, tha familja e tyre në një deklaratë.

Babai dhe djali Shahzada dhe Suleman Dawood, 48 dhe 19 vjeç, nga Pakistani i përkasin një prej familjeve më të pasura në vend.

I shkolluar në Britani dhe SHBA, Shahzada Dawood jeton në Londër me gruan dhe vajzën e tyre. Ai është nënkryetar i Engro Corporation, një kompani e madhe plehrash dhe petrokimike.

Eksploruesi francez Paul Henri Narzolet

Eksploruesi francez Paul Henri Narzolet besohet se ka kaluar shumë më tepër kohë në mbytjet historike se çdo eksplorues tjetër, duke filluar nga viti 1987, vetëm dy vjet pas zbulimit të mbytjes se Titanikut.

Ai është drejtor i kërkimeve nënujore në kompaninë që zotëron të drejtat e mbytjeve dhe ka nxjerrë mijëra sende prej saj, më e madhja është një pjesë 20 tonëshe e bykut. Kjo është ajo që ai do të bënte në një mision në vitin 2024, tha ai pak para se të hynte në nëndetëse.

61-vjeçari Stockton Rush, siç raportohet nga BBC, është një inxhinier me përvojë që ka projektuar një avion eksperimental dhe automjete të tjera zhytëse.

Përsa i përket nëndet[ses turistike OceanGate u themelua në vitin 2009, por pas vitit 2021 filloi të ofrojë udhëtime në mbytjen legjendare të anijes me një kosto prej 250,000 dollarë për person (rreth 227,000 €). Tetë orë zhytje dhe po aq orë dalje në sipërfaqe në një mjet të vogël dhe, siç rezulton tani, i rrezikshëm nënujor.Russ tha vitin e kaluar se kostoja është e lartë, por në praktikë është minimale në krahasim me koston e udhëtimit në hapësirë ​​dhe se është “shumë e shtrenjtë për ne të shkojmë atje”, duke iu referuar thellësive të oqeanit.
Sidoqoftë, ai ishte një nga pesë personat në bordin e “Titan”.