Greqi: 47-vjeçarja greke ish e burgosur në Meksikë dhe Peru i drejton thikat policisë, me tjetrën dorë drejt fytit të saj

Greqi

Ngjarrja ka ndodhur te shtunën e kaluar 21 Gusht 2021 në Atikë në një nga spitalet psikiatrik të Atikës, raportojnë mediat vendase.

Në orën 09.17, një e dënuar ishte arratisur në mbrëmje nga Spitalit Psikiatrik Dromokaitio të Atikës. Ajo është një grua greke 47-vjeçare me një të kaluar “të pasur” në disa nga burgjet më të rrezikshme në planet, përkatësisht në burgjet penale në Meksikë dhe Peru, ku gratë shitëse droge dhe anëtare të bandave mashtruese, të dënuara për vrasje dhe grabitje , po vuajnë dënimin.

Përsa i përket Spitalit Psikiatrik të Atikës “Dromokaitio”, për nga historia ka filluar më 1 tetor 1887 kur për herë të parë hapi portat me 110 shtretër. Motra e saj, e cila kishte frikë për jetën e saj, kishte njoftuar autoritetet policore. Ajo e përshkroi motren e saj si një person jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe të pakontrollueshëm, diçka që u zbulua shpejt nga dy rojet kryesore me përvojë të cilët u përpoqën t’i afroheshin për ta arrestuar.

Pasi kontrollit që bëri policia në të gjitha dhomat e spitalit, gruaja 47-vjeçare u gjet në tualet. Sipas policisë, ajo ishte e armatosur me një thikë kuzhine në njërën dorë, të cilën ajo e zgjati drejt tyre. Në të njëjtën kohë ajo mbante dhe një thikë të dytë të madhe në dorën tjetër, të cilën ajo kishte drejtuar drejt fytit të saj, duke i thënë policisë se nëse ata përpiqeshin t’i afroheshin, ajo do të bënte vetëvrasje.

Dy oficerë të policisë greke bënë thirrje për përforcime, por më në fund arritën ta bindin atë. Si rezultat, 47-vjeçarja më në fund u dha atyre një thikë të tretë të mprehtë, të cilën e kishte fshehur me kujdes në mes, në pjesën e pasme të trupit të saj, pa treguar asnjë rezistencë.

.