Sot të Shtunën në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident fatal trafiku në autostradën e vjetër Chania-Kissamos në lartësinë e Maleme. Shqiptari 38-vjeçar Aleksandër Zhidro nga Korça që po drejtonte makinën ka ndërrruar drejtimin duke u aksidentuar për vdekje. Ai eshte derguar në spitalin e qytetit të Hanias ku dhe është konfirmuar vdekja e tij. Autoritetet po hetojnë shkaqet që shkaktuan aksidentin