GREQI / Aksidentet në punë: Rekordet negative thyhen njëri pas tjetrit – 85 të vdekur në 6-mujorin e parë të 2023

Greqi

Brenda 15 ditëve janë registruar tre aksidente me tre shqiptarë që kanë humbur jeten në aksidentet në punë. Më 22 qershor në Kavalla në punë e sipër me një eskavator të vogël ka humbur jeten 58-vjeçarit Afrim (Kristo) Cepa, ndërsa më 30 qershor një 38-vjeçar, baba i dy fëmijëve, ishte duke punuar në skelë kur ajo u shemb përtokë dhe të plagoset rëndë. Ai u dërgua në Spitalin e Chanias, si dhe më 1 korrik një tjetër 57-vjeça në Selanik.
Ndërsa sot në Selanik ka humbur jeten dhe njëtjetër 52- vjeçar i cili ra nga makina e plehrave për të cilin ende nuk bëhet o njohur idenditeti i tij.

Lidhur me vdekjen e sotme ka patur dhe nje reagim nga Federata e Shoqatave të Punonjësve të Ndërmarrjeve Teknike të Greqisë.

“Njëra pas tjetrës po thyhen rekordet negative në aksidentet e punës. Punëtorët e vdekur janë 85 në gjysmën e parë të vitit 2023, ndërsa viti 2022 është konsideruar si vit shpërthimi dhe shumëfishimi i aksidenteve në punë me regjistrimin e 104 punëtorëve të vdekur. Tashmë për gjysmën e parë të vitit 2023, gjetja e hulumtimit është tronditëse, pasi në punë tashmë janë vrarë 85 persona”, thuhet ndër të tjera në njoftimin nga Federata e Shoqatave të Punonjësve të Ndërmarrjeve Teknike të Greqisë (ΟΣΕΤΕΕ)

Federata e Shoqatave të Punonjësve të Ndërmarrjeve Teknike të Greqisë raporton në mënyrë të detajuar:

“Njëra pas tjetrës po thyhen rekordet negative në aksidentet e punës. 85 punëtorë të vdekur në gjysmën e parë të 2023. Të dhëna të reja dalin nga hetimi i pavarur i Federatës sonë për aksidentet në vendin e punës në Greqi.

Në veçanti, ndërkohë që viti 2022 u konsiderua si vit i shpërthimit dhe shumëfishimit të aksidenteve në punë me regjistrimin e 104 punëtorëve të vdekur, tashmë për gjysmën e parë të vitit 2023 gjetja e hulumtimit është tronditëse, pasi tashmë 85 persona kanë humbur jetën në punë element që na çon në një përshkallëzim të ri.
Në vitin 2018 sipas ELSTAT humbën jetën në punë 46 persona, në vitin 2021 31 (SEPE), ndërsa në vitin 2022 u vranë 104 punëtorë (OSETEE). Viti 2023 është një vit makth, pasi tashmë në semestrin e parë kemi arritur në 85 punëtorë të vdekur (OSETEE), duke shkuar drejt një numri të shumëfishtë viktimash krahasuar me vitet e mëparshme.