Greqi : Aksidentohet për vdekje 14-vjeçari shqiptar, po shëtiste me biçikletë.

Greqi

Një makth të frikshëm, pa fund, përjeton familja e 14-vjeçarit Gavriel nga Kypseli Agrini, për të cilin ecja me biçikletë u kthye në një “kurth vdekjeje”.

Të mërkurën (26/4) 14-vjeçari mori biçikletën dhe takoi kushërirën e tij për të bërë së bashku xhiron e pasdites. Terreni ishte tatëpjetë dhe i ashpër, duke bërë që Gabrieli të rrëzohej nga biçikleta dhe të godiste kokën në një gur.

Kushëriri i tij i tronditur ka nisur të bërtasë dhe të thërrasë për ndihmë ndërsa 14-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë.Ai ka lajmëruar policinë dhe njëkohësisht dhe smbulancën, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Agrinio, por 14-vjeçari Gavriel iu nënshtrua plagëve të marra.

“Dola jashtë këmbëzbathur, po thosha se çfarë ndodhi me fëmijën.
Erdhi nëna, mori vesh përngjarrjen dhe shkoi të shikojë, çfarë të shohë, pastaj ka kaluar ambulanca dhe e ka marrë”, theksuan dëshmitarët.Banorët e zonës simpatizojnë zinë e rëndë të prindërve të cilët do t’i thonë “lamtumirën” e fundit fëmijës së tyre të vetëm në orën 17 të së enjtes (27.04.23) në Kishën e Shenjtë të Agios Panteleimon. Varrimi do të bëhet në Shqipëri. Ishte fëmija i vetëm i familjes.
ngushellime familjes