Greqi / Deputetja Maria Apatzidi: “Jam goditur ne fytyrë nga policia”

Greqi

Duke postuar një foto në Twitter ku shihet se i është nxirë syri. Është deputetja e partisë Mera25, Maria Apatzidi ku ankohet se është sulmuar nga forcat e policisë të MAT-it.

Deputetja shprehet se gjithçka ndodhi gjatë protestës të zhvilluar dje në qendër të Athinës, me rastin e vdekjes së të riut rom që u përfshi në ndjekjen nga policia në Peramë: “Kam marrë një goditje të paprovokuar në sy dhe një me mburojën e policisë në dorë nga një punonjës policie i MAT-it, në protestë për 18-vjeçarin fatkeq. Dhuna e policisë nuk do të kalojë”, ka thënë ajo në llogarinë e saj në Twitter.