Edhe pse se deri më tani autori nuk është konstatuar me gjendje të rëndë psikiatrike, ai është dërguar në spitalin psikiatrik te burgut Koridallos, pasi tentohet ta nxjerrin si të çmëndur për ti shpetuar burgimit te përjetshëm.
Justifikimet janë të shumta për dërgimin e tij në spitalin psikiatrik gjoja për sigurinë e tij në burg, një version që nuk shkon për nje vend te BE.
Është avokati i tij mbrojtës Spyros Andriopoulos, i cili është emëruar nga gjykatat se klienti i tij, pra vrasësi ka probleme psikiatrike gje që nuk është pranuar. Pra edhe këtë vrasje te katërfishtë avokati i tij ashtu si edhe ne rastet e tjera duan ta anashkalojnë si njeri me te mete mendore. Sot vrasësi 60-vjeçar ndodhet në Repartin Psikiatrik të burgut Korydallos pas vrasjes brutale të katërfishtë të familjes shqiptare që ka ndodhur në pasditen e së mërkurës më 2 mars 2022 në Andravidë.
60-vjeçari është dënuar me masën e paraburgimit pas rrëfimit maratonë të 9 marsit me pëlqimin e hetuesit dhe prokurorit dhe është proceduar penalisht për katër akuza për vrasje me dashje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve. Autori kishte qëlluar me pistoletë në shtëpinë e tyre 32-vjeçarin Armando Kloci dhe bashkëshorten e tij, Maria, 37-vjeçare, ndërsa kishte shkaktuar vdekjen mbytëse të dy fëmijëve të çiftit , një vjeç e gjysmë dhe dy vjeç e gjysmë, sipas raportit mjeko-ligjor. Në mbyllje autori i krimit ende nuk ka kerkuar falje dhe se për kete vrasje ai nuk do qe ta kujtoj.