GREQI, “DHL”- DO PUNOJNË ME ORAR TË ZGJATUR DERI NË 9 MAJ.

Politika

Asnjë fletë votimi nuk ka mbërritur këtë të hënë nga Diaspora. Dhe gjendja nuk pritet te ndryshoje edhe për 24 ore të tjera.

Zarfet me materialet zgjedhore të mbledhura të dielën do të grupohen bashkë me ato të ditës së hënës dhe do të nisen drejt Tiranës me fluturimin e së martës. Në Tiranë kanë ardhur mbi 144 mijë fletë votimi nga 85 shtete të botës, por shifrat që vijnë nga Greqia, shtetin e dytë me numërim më të lartë të regjistruarve, mbeten ende modeste.

Aktualisht në Parkun Olimpik janë administruar 23.640 vota ose thënë ndryshe 9.6% e fletëve nga shteti i dyte me më shumë shqiptarë të regjistruar, mbi 68 mije.

Problematikat në Greqi kanë venë në lëvizje edhe partitë politike.

Nga Pogradeci, kryesocialisti Edi Rama përsëriti sërish thirrjen për shqiptarët në Greqi, specifikisht ato që jetojnë në ishujt e që kanë afat deri të martën pasdite për të tërhequr dhe dorëzuar fletën e votimit.

Por pasi e cilësuan befasues dhe shenjë përgjegjëshmërie numrin e lartë të shqiptarëve që kanë votuar, kur vjen fjala për Greqinë, demokratët mendojnë ndryshe.

Me gjasë efektin më të madh numri i ulet i votave që vjen nga Greqia do e ndjejë Tirana, e cila mban edhe numrin më të lartë të shtetasve që jetojnë në vendin fqinj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rekomandon të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në diasporë që fleta e votimit  të dorëzohet deri në datën 9 maj në mënyrë, në mënyrë që të jetë në Shqipëri deri në orën 19 të dielës së 11 majit. Çdo votë që vjen përtej këtij orari nuk do të numërohet.

/abcnews.al