SHBA – Melania ka punuar si eskortë?! “Daily Mail” dëmshpërblen Zonjë e Parë

Bota Politika

Gazeta angleze “Daily Mail” ka rënë dakord për të dëmshpërblyer Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara mbi një artikull në lidhje me karrierën e saj të modelimit. Gazeta kishte raportuar se Melania Trump ka punuar më parë si eskortë, por më vonë e tërhoqi artikullin e saj. Historia është publikuar gjatë fushatës zgjedhore amerikane vitin e kaluar. Zonja Trump ka pranuar dëmshpërblimin dhe një falje nga gazeta në Gjykatën e Lartë të Londrës. Ajo ngriti padinë e saj në muajin shkurt, duke kërkuar dëmshpërblim prej $ 150 milion (£ 120 milion). Shuma e pranuar nga znj Trump nuk u bë publike në gjykatë. Megjithatë, raportet sugjerojnë se e përditshmja angleze pagoi rreth 3 milion $, duke përfshirë shpenzimet ligjore dhe dëmshpërblimin. Në faljen e saj, Daily Mail pranoi se kishte publikuar “akuza se Znj. Trump ofronte shërbime të tjera përveç se thjesht modelim”. Në artikull gjithashtu shkruhej se Z. dhe Znj Trump mund të jenë takuar tre vjet para se ata realisht janë takuar, dhe më vonë “inskenuan” takimin e tyre të parë. “Ne e pranojmë se këto pretendime në lidhje me znj Trump nuk janë të vërteta,” tha gazeta. Zonja e parë e SHBA kishte paditur Daily Mail të Kombeve të Bashkuara dhe operatorin e saj dixhital ‘Mail Online” në SHBA.