Një shtetas shqiptar, 58 vjeçar, është gjendur i vrarë me armë zjari në një ullishte në vendin e quajtur Kariani, në afërsi të Kavallës në Greqinë veriore.
Sipas policisë, viktima punonte në zonë prej disa vitesh dhe njihet si person pa probleme dhe punëtor i mirë.
Burime policore thonë se viktima kishte dy shenja plumbash në kokë dhe gjoks, por ende nuk dihet lloji i armës së përdorur, si dhe shkaqet e ekzekutimit të tij.
Gjeneralitet e viktimës i janë derguar autoriteteve shqiptare,në tentativë për zbardhjen e shkakut të vrasjes.
Trupi i viktimë është dërguar në morgun e spitalit të Kavallës për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit.
Ky është viktima 208 që gjen vdekjen ne Greqi.