Greqi : Gjendet e mbytur Agia Marina në periferi të Athinës shqiptarja 50-vjeçare

Greqi

E trishtë.

Një shtetase shqiptare 50 vjeç është gjetur e mbytur në vendin e quajtur Ajia Marina në periferi të Athinës. Sipas rojës bregdetare greke,viktima quhej Elisabeta Çaushi, 50 vjeç nga Gorishova e Fierit.

Roja bregdetare njofton se viktima ishte duke bërë not në det (ishte notare dimërore) dhe në rrethana ende të pa njohura u gjet e mbytur 500 metra larg bregut të detit.

Bashkëshorti dhe djali i viktimës njoftuan se viktima shkonte në det në atë zonë dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Autopsia tregoi se shkaku i vdekjes ishte mbytja.