Një 37-vjeçare shqiptare është dënuar me gjashtë muaj burg në Greqi, pasi kishte lënë foshnjen e saj në shtëpi dhe kishte shkuar që të blente cigare. Ngjarrja ka ndodhur me 28 qershor 2023.
Greqi- Një 37-vjeçare shqiptare është dënuar me gjashtë muaj burg në Greqi, pasi kishte lënë foshnjen e saj në shtëpi dhe kishte shkuar që të blente cigare. Ajo ka thënë se është ndarë nga bashkëshorti, dhe nuk kishte ku ta linte fëmijën mëngjesin e së martës, kur i duhej të bënte pazar. 37-vjeçarja kishte lënë të martën e kaluar në shtëpi për rreth një orë vajzën e saj një-vjeçare.
Ajo nuk u paraqit në gjykatë, por u përfaqësua nga një avokat. Sipas aktakuzës, ngjarja u zbulua mëngjesin e së martës kur banorët e pallatit telefonuan Qendrën e Veprimit të Menjëhershëm dhe raportuan se kishin dëgjuar një foshnje duke qarë prej disa kohësh, nga një apartament në katin e ndërmjetëm dhe nuk e dinin nëse ishte vetëm në shtepi.
Gjykata e ka dnuar me 6-muaj burg dhe është lënë e lirë me kusht për tre vite.