Greqi / Në prokurori babai dhe nëna shqiptare që dhunuan foshnjen katër muajshe

Greqi

Një ngjarrje që drejtësia greke do të zbardhe së shpejti ndaj çiftit shqiptar me akuzën për dhunim ndaj foshnje së tyre.

Një ngjarrje që ka bërë bujë në mediat e vendit fqinjë. Bëhet fjalë për nje 20-vjeçar që ka dhunuar fëmijë e tij e që ndodhet në spital i intubuar me lëndime në kokë dhe shenja mavijose.

Të hënën, më 26 shtator, babai dhe nëna e foshnjës katër muajshe nga Qiparisia, e shtruar në gjendje kritike, janë intubuar në reanimacionin e Spitalit të Fëmijëve “Agia Sophia”.

Lidhur me ketë ngjarrje, mediat vendase raportojnë se, analizat dhe një skanim CT treguan se foshnja ka lëndime të rënda në kokë dhe mavijosje në të gjithë trupin. Babai u akuzua për dhunë në familje ndërsa nëna për shkelje të ligjit për drogën dhe armët dhe në kontrollin e shtëpisë së familjes u gjet një armë dhe një sasi e vogël hashashi.

Mjekët e spitalit të Kalamatës vendosën që fëmija të intubohet dhe të niset menjëherë për në Spitalin e Atikës, gjë që u bë. Njëkohësisht kanë njoftuar policinë pasi kanë zbuluar se fëmija vuante nga sindroma e dridhjeve dhe kishte të nxira në trup.

Babai 20-vjeçar i fëmijës, shtetas shqiptar, ka udhëtuar me foshnjën drejt Athinës, por më pas është arrestuar nga autoritetet.