Mbyllja e vitit shkollor te mesimit te gjuhes shqipe per vitin 2022- 2023 në Athinë.
Edhe një tjetër aktivitet i kësaj shoqate për këtë sezon të verës, zhvilluar në mbylljen e vitit mësimor 2022-2023. Aktivitet të tilla që tashmë zhvillohen në Komunitetin tonë në Greqi.
Në Greqi tashme femijët e emigrantëve shqiptarë kanë mundesi të mesojnë gjuhen shqipe. Nje sukses i arritur nga shume shoqata shqiptare.
Njera nder to është edhe Shoqata e Emigrantëve Shqiptare në Greqi, me kryetar z. ARBEN CANI, që ka shumë vite që punon në ruajtjen e gjuhes, traditave tona Shqiptare, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe luften kunder rracizmit ndaj shtetasve shqiptarë në Greqi.
Nga shoqata e Emigrantëve Shqiptar vijon prejardhja e shumë shoqatave tjera në gjithë Greqine. Për të vleresuar mbetën veprat e kesaj shoqate, duke kërkuar të drejta e shtetasve shqiptarë prej shume vitesh ne shtetin Grek, ndihmat humanitare tek familjet e varfera etj, tregojnë se sa e gatshme dhe dashamirëse është kjo Shoqatë
Pericionet e shumta, kërkesa, dhe protestat e shoqatës kanë shqetësuar institucionet e shtetit fqinj por edhe te shtetit shqiptar. Prej shumë vitesh kjo shoqatë është bëre e njohur në shumë media shqiptare, shëmbull i veqantë për t’u përmendur është sekretarja e pergjithshme e Shoqates së Emigranteve zonja Majlinda Gjoja. Një aktiviste e pa lodhshme, që prej shume vitesh është e aktivizuar nën ombrellën e Shoqatës se Emigranteve, duke kerkuar te drejtat e tyre, në zgjidhjen e shumë problemeve të ndryshme të shtetasve shqiptarë dhe më e rëndësishme se prej shume vitesh, në mënyrë vullnetare ka punuar si mesuese e gjuhës shqipe në Greqi.
Pasioni i sajë mbetet mësimi e gjuhes shqipe, trashegimia e kultures dhe traditat e Kombit Shqiptar tek brezat e ardhshëm ! Ndoshta qeveria apo institucionet përkatëse nuk i vlerësojnë fare veprimtaritë patriotike te ketyre aktivistëve, apo të kesaj shoqate, por mediat dhe historia nuk i harron !
https://youtu.be/oWir9J2M0BE