Autoritetet u alarmuan për shkak të të shtënave në Agios Panteleimonas.
Sipas burimeve policore, ngjarrja ka ndodhur rreth orës 22:05, persona të panjohur nga një automjet kanë qëlluar në drejtim të një emigranti, ndoshta me origjinë afgane, duke e plagosur rëndë. I plagosuri ndodhej në rrugën në Michail Voda, nga ku e ka marrë ambulanca për ta dërguar në spital. Sipas të njëjtave informacione, ai ka marrë të paktën 6 plumba.
Kjo zonë në Athinë është një nga problematikat ku here pas herë ndodhin ngjarrje te tilla, një zonë ku jetojnë dhe punojnë shumë të huaj.