GREQI / Zjarr në spitalin Papanikolaou: Dhe një i dytë i vdekur

Greqi

Ka shkuar në dy numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu të mërkurën më 6 prill në spitalin Papanikolaou në Selanik. Një 52-vjeçar i cili kishte pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe kokë, gjoks dhe krahë, nuk ia ka dalë. Ai ka humbur jeten nga plaget e rënda.

Fatkeqësisht 52-vjeçari  kishte pësuar djegie të mëdha, tha për televizionin ANT1, drejtori i pneumologjisë së spitalit, Stavros Tryfon. Një orë pas zjarrit, 52-vjeçari iu nënshtrua një operacioni, pasi i ishin djegur edhe rrugët e frymëmarrjes, duke sjellë pengesa të shumta. Më në fund ai nuk mundi të jetoj plageve të marra nga zjarri dhe hmb jeten sot  më 7 prill, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Vlen të theksohet se një tjetër 79-vjeçar ka humbur jetën dje nga zjarri po në të njëtin spital në Selanik.