Greqia u dha shqiptarëve 16,468 leje qendrimi në 2017, nga 29,995 që u dhanë në total…

Emigracioni Greqi

Shtetet anëtare të BE-së kanë lëshuar mbi 3 milion leje qëndrimi të reja në vitin 2017 për qytetarët e shteteve jashtë Unionit

Rritet numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara nga vendet e BE-së ndaj shtetasve të vendeve të treta, sipas të dhënave të Entit Statistikor Evropian. Shtetet Anëtare të BE-së lëshuan mbi 3 milionë leje qëndrimi të reja për shtetasit e shteteve jashtë Bashkimit në vitin 2017.

Greqia ka lëshuar gjithsej 29,995 leje qëndrimi (ose 2.8 për 1000 banorë) për qytetarët jo-BE në vitin 2017 kryesisht për arsye familjare (13,798). Lejet e lëshuara për arsye arsimore ose punësimi ishin dukshëm më të vogla (850 dhe 2,022 respektivisht), për arsye të tjera, duke përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare, 13,325. Shtetasit që iu dhanë më së shumti lejet e qëndrimit nga shteti grek ishin : Shqipëria 16,468, Kina 1,851 dhe Gjeorgjia 1,707.

Gjithsej në BE, 3.1 milionë leje qëndrimi u dhanë në 2017, një shifër u rrit me 4% krahasuar me 2016 (ose 112,000). Më shumë se një e treta e lejeve të qëndrimit (32%) të lëshuara në BE ishin për arsye punësimi, 26% për motive familjare, 17% për arsye arsimore dhe 24% për arsye të tjera, duke përfshirë mbrojtjen ndërkombëtare.