Greva , Dogana Kapshticë nuk do të punojë për 48 orë

736

kapshica ne focus  -3Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës do të ketë një ndërprerje pune dy ditore, duke nisur nga ora 7:00 e mëngjesit të së premtes deri në orën 7:00 të mëngjesit të dielën.

Gjatë këtyre 48 orëve pika doganore greke nuk do të kryejë veprime për kalimin e automjeteve, përjashtim bëjnë këmbësorët apo rastet urgjente, transmeton kanali Top Channel. Policia shqiptare njofton që gjatë kësaj periudhe ata që duan të udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi dhe nga Greqia në Shqipëri nëpërmjet kësaj pike doganore.