Grua e shekullit të trishtë

Letersi

Grua shtrat i artë qè lind burrin vrastar.
Viktimè e shekullit të trishtë e prangosur.
Dielli dhe jeta të shuhet si një tym cigare.
E zinxhiri i krimeve sa vjen e zgjerohet.

Të jesh grua ktè shekull të mallkuar patjetër duhet të vritesh.
Egos monstruoze të kapriçozëve kriminel duar gjak.
Mbërthyer në grackè cinizmi qejfesh maskiliste.
Sigurisht duhet të vritesh për llogari të ligësisë pa hak.

Ti je grua krahasuar një “xham i thyer” gote pijaneci.
Si njè copë letër e grisur e hedhur pèrtokë.
Të mediokrëve tè epsheve tè i’u prishet qefi.
Egërsisht tragjik të jetosh këtë shekull të kohës sè ftoftë.

Gjaku yt grua nuk është ujë, të ujit tokēn çdo ditë.
A do ketë fund pèr ty kjo tragjedi e kohës barbare.
Ëndërra e prosperiteti yt të jesh grua tè fiket para plumbit.
Jepi fund mbro veten nga masakrat e duarvevrastare.

Egërsirat e pangopura me mish grave të vrara.
Që shyejnë dhëmbët ujqër pèrbindësh gjahtarë.
Në pritje të viktimës e prehut tē radhēs.
Grykëhollave të krimit çdo ditë pa ndalë.

Jepi fund grua nuk je tabelè qitje “burrash luftëtarë”.
As nè kohë lufte kaq shumè gra s’u vranë.
Edhe kanunet e mallkuara plumbi mbi ty ndalohej.
Shekulli i trishtë që jeta juaj tokèn me gjak e latë.

Miranda Troci Derti