Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, uron Shqipërinë për çeljen e negociatave, duke e konsideruar një hap të madh për vendin.
Ai thotë se rekomandimi është i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së dhe se Shqipëria e meriton.
“Urime! Jam shumë i lumtur. Një hap i madh përpara për Shqipërinë! Rekomandim i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së për hapjen e negociatave.
Shqipëria e meriton!
Dhe tani ne presim që të bien dakord gjithashtu në Këshill”, shkruan Fleckenstein në Twitter.