Raporti Kombeve të Bashkuara: Shqipëria, 392 milionë dollarë çdo vit, nga trafiku i drogës.

1005

 

okb-raport per drogen ne shqiperi

Shqipëria në Raportin e UNODC për drogën i referohet periudhës 2009–2012, ja faktet. Raporti i UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimi) për drogën, parashtron shifrat krahasimore të kultivimit të narkotikëve në mbarë globin. Megjithatë ai nuk përshkruan dhe paraqet masat e marra nga qeveritë, në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Në vitin 2016, është hera e parë që Raporti i UNODC-së ka shtuar elementin e të ardhurave të përfituara nga rrjetet kriminale nga droga, krahasuar me GDP-në e çdo vendi.

Burimi i matjes së përfitimit të paligjshëm në krahasim me GDP-në është studimi i vitit 2015 i UNODC, “Drug Money: the illicit proceeds of opiates trafficked on the Balkan route 2015”, i cili bazohet në të dhënat e periudhës 2009 deri në 2012.

Përfitimi nga ky aktivitet i jashtëligjshëm në Shqipëri për vitet 2009-2012 është sa 2,6% e GDP-së i asaj periudhe.

Referuar Raportit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara, në Shqipëri në periudhën 2009 – 2012 trafikantët përfitonin deri në 392 milionë dollarë çdo vit, nga trafiku i drogës.

(Burimi: faqja zyrtare e kësaj ministrie)




Këtë e pëlqejnë %d blogues: