Një ngjarje komikisht tragjike ka ndodhur dje në vendin fqinje ne Greqi, në Myrinë të Lemnos, kur një profesionist ka hedhur gabimisht në kosh 100 mijë euro!
Konkretisht, mëngjesin e së hënës është dhënë alarmi në shërbimin e pastrimit të Bashkisë Lemnos pas një telefonate të një profesionisti të frikësuar ku pretendon se ka hedhur tre thasë plot me euro, duke menduar se janë mbeturina në koshin e plehrave përballë dyqanit të tij.
Ata kanë nisur menjëherë kërkimin e kamionëve të mbeturinave të Bashkisë, disa prej të cilëve ishin në rrugë të rregullt ndërsa të tjerët drejtoheshin në landfill.
Pas një kontrolli dhe me ankthin për të goditur “të kuqe”, u gjet “thesari në lëvizje”, i cili u njoftua për të shkuar në portin e Agios Nikolaos, ku zbrazën kovën në një hapësirë të hapur dhe pas kontrollit, paratë u gjetur të paprekur.
Burimi: limnosreport.gr