ISH-MINISTRI MALAJ : RAMA U SOLL ARROGANT ME MUA, KA DEFEKTE TË MËDHA SI LIDER…!

Politika

Shkarkimin në 2019 si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë, Arben Malaj e kujton ende me një shije të hidhur.

I ftuar në një program televiziv, Malaj tha se kryeministri Edi Rama u soll në mënyrë arrogante me të. “S’kam asgjë individuale me Ramën por me mënyrën arrogante si u soll me mua dhe largimi në mënyrë arrogante nga bordi i BSH tregon difektet e mëdha që ka Rama si lider. Nuk ndiej mall për atë kohë sepse s’i kam shkëputur marrëdhëniet me PS dhe njerëzit të saj”, tha ai.

Një koment pati dhe për fjalimin që ka mbajtur në Parlament në atë kohë. “Kam pasur përgjegjësi dhe asnjëherë nuk e kam tundur kokën sepse kam menduar se përmbush më mirë besimin që më japin shqiptarët”, shtoi Malaj.

Më tej ai e mohoi kategorikisht rikthimin në politikë.

“Unë nuk kam ambicie politike dhe jam i kënaqur me ato që bëj sot. Kur një derë mbyllet një portë hapet e kam bërë pasi dola nga politika. Tani po bëj një libër për skemat piramidale në Shqipëri”, tha më tej ish-ministri.