SHBA: Tirana në duart e bandave kriminale

Politika

ambasada ne focus-1Nuk ka më keq se sa kjo në prag të votimeve për Shqipërinë. Një bombë tjetër vjen përsëri nga një raport i dytë i SHBA: “Tirana në duart e bandave kriminale, po vidhen pasaportat e amerikanëve, duke dhënë alarmin për kontrollin e kryeqytetit shqiptar nga organizatat mafioze.  Tirana është kthyer në një vend të rrezikshëm për të jetuar dhe për t’u vizuar, për shkak të rritjes së krimit dhe dominimit nga bandat mafioze. Në klubet e Tiranës ndodhin përplasje të armatosura mes organizatave rivale. Papunësia e lartë dhe faktorë të tjerë ekonomikë, nxisin dhe inkurajojnë aktivitetet kriminale. Tregoni kujdes dhe mbroni të mirat tuaja materiale në qytetin e Tiranës. Krimi i organizuar është i pranishëm në Shqipëri dhe herë pas here çon në konfrontime të dhunshme mes anëtarëve të organizatave rivale. Kujdes duhet të tregohet në baret apo klabet e Tiranës, pasi kanë ndodhur përplasje të dhunshme mes organizatave kriminale, madje me përdorim edhe të armëve të zjarrit. Aktiviteti i organizuar kriminal dhe korrupsioni ndodhin në shumë rajone të Shqipërisë. Policia dhe mediat shpesh raportojnë incidente sporadike të dhunës”, është shprehur DASH