TRAGJEDI NË GREQI : TRE TE VDEKUR DHE 15 TË ZHDUKUR NGA MBYTJA E SKAFIT ME EMIGRANTË

Greqi

Emigrantet u përpoqën të kalonin nga Turqia në Greqi me skaf me erërat 9 Beaufort në zonë.

Tragjedi e mëngjesit të së mërkurës në Lesvos me tre emigrantë të paligjshëm mes tyre dhe një grua – humbën jetën pas një mbytjeja e një skafi  me emigrantë pranë Agios Georgios Loutropolis Thermi.

Sipas informacioneve të para nga roja bregdetare, një person është dërguar në spital, tetë të tjerë janë gjetur në tokë në një zonë shkëmbore dhe nëntë të tjerë në një zonë malore.

Sipas informacioneve te mediaave greke, skafi me emigrantët e paligjshëm ishte nisur nga brigjet e Turqisë. Kërkimet vijojnë nga toka me mjete tokësore me asistencën e ELAS-it, ndërsa në zonë fryn erëra 8-9 beauforte. Varka arriti në zonën detare pranë bregut të Agios Georgios të Thermit 10 kilometra në veri të qytetit të Mytilinit rreth orës 3 pas mesnate. Por erërat e forta fjalë për fjalë e hodhën atë në shkëmbinj.

Sipas dëshmive, në skaf ndodheshin gjithsej 36 persona, që do të thotë se 15 rezultojnë të zhdukur nga tragjedia.