Nga LUAN PACCNI /
Në bregdetin jugor të ishullit të Kretës,sidomos në Prefekturen e Rethimnos brënda dy ditëve të fundit,kanë zbarkuar me gomone e anije të vjetra 660 emigrantë të cilët janë të gjithë të gjinisë mashkullore dhe mosha të reja, duke ju shtuar 580 që erdhen ditet e fundit të qershorit të cilët u mbajtën per dite të tëra në një fushe sporti.
Shumë dëshpëruese eshtë gjendja e tyre,të cilët plus që janë të tej rraskapitur nga rruga ,por po përballen me të nxehtin e forte të këtyre ditëve të Korrikut ,në ambjentet e portit tregtar në qiell të hapur ,rrethuar nga trupat e policisë portuale. Gjate dites së sotme ka pasur shumë raste rënie të fikti e zalisje,nga temperaturat e larta.
Bashkia në bashkëpunim me Prefekturën kanë marrë disa masa paraprake,per vendosjen e çezmave, tualetet kimike e disa çadra dielli. Mirëpo gjendja eshte e pakontrollueshme mbasi nga brigjet jugore vazhdojnë të vijnë të tjere.
Banoret e zonës bregdetare janë ngritur në proteste duke kundërshtuar ardhjen e tyre në pikun e sezonit turistik dhe këmbengulin të kthehen mbrapa nga kanë ardhur. Eshte pergjegjesi e Ministrisë se Emigracionit dhe Azilit për sistemimin e tyre në kapanone e vënde të sigurta e jo në mes të diellit ,me pamje turpi per një vënd të BE
Në prononcimin e saj Prefektia Meri Lioni tha : Duhet të ndihmojmë të gjithë per zgjidhjen e këtij problemi,që nuk eshte problem i vogel dhe të krijojmë kushte sa më të favorshme per emigrantet e rinj. Jemi në pikun e sezonit turistik e nuk mund ti strehojmë nëper hotele. Do bejmë çështe e mundur më të mirën,sepse njerez janë dhe këta dhe kanë një arësye që vijnë këtu. Ata janë në kërkim të nje jete e të ardhme më mire. Pamje të tilla na kujtojnë emigrimin tonë masiv, atë kohe të fillim viteve 90 kur ujërat e Egjeut e Mesdheut u nxinë nga gomonet e anijet. Kur deti u bë mal me njerez, e toka det me lot…”
Brenda 24 orëve të fundit ne ishull kanë zbarkuar 1700 emigrante ( këta janë kapur po sa të tjere kanë ikur?