Kërkohej në Moldavi, arrestohet në Greqi për trafikim qenish njerëzore

Greqi

Autoritetet moldave e kërkonin atë me një urdhër arresti ndërkombëtar

Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes  është lokalizuar nga punonjësit e policisë së OPKE. në Komotini, një e huaj, e cila iu nënshtrua kontrollit të të dhënave dhe u konstatua se autoritetet moldave e kërkonin atë me urdhër arresti ndërkombëtar, për trafikim qeniesh njerëzore.

Gruaja u arrestua dhe u dërgua fillimisht në hetuesin e Komotinit, ndërsa më pas u dërgua në Prokurorinë të Rodopit, e cila nisi procedurën për ekstradimin e saj në vendin nga i cili po ndiqet penalisht.