Athinë – Në një intervistë dhënë agjensisë ruse të lajmeve “TASS”, kryeministri grek Aleksis Tsipras, ka theksuar se, Greqia mund të ketë një bashkëpunim të shëndoshë në fushën e tregëtisë ku do të eksportojë prodhimet e saj bujqësore në Rusi. “Sanksionet ndaj Moskës janë një rrugë që nuk të çon askund. Ju e dini se në vitet e mëparshme ka pasur një hit në këto marrëdhënie të Evropës me Rusin, gjë që qeveritë e mëparshme greke nuk bënë asgjë për të parandaluar këtë politikë pa kuptim e sanksioneve në mes të tensioneve në Ukrainë. Rezultati i kësaj është embargo për mallrat bujqësore të Greqisë, e cila goditi fuqimisht ekonominë greke”, ka theksuar kryeministri. Me interes pritet vizita e tij më 8 Prill në Moskë