De Biasi: Duhet të realizojmë ëndrrën tonë të përbashket

1022

de biazi 1Endrra e Europianit të Francës duket se po merr dita ditës trajtat e një realiteti historik për kombëtaren Shqiptare , kjo për meritë të kuqezinjve por pa diskutim edhe të arkitektit të kësaj skuadre trajnerit Gianni de Biasi. Tekniku tashmë italo-shqiptar vlerësoi paraqitjen e ekipit të tij, duke e cilësuar përfaqësuesen tonë si një skuadër tashmë të pjekur

“Jam shumë i lumtur, sepse ishte një ndeshje shunë e vështirë dhe sepse pas disavantazhit ishte shumë e vështirë të rekuperonim. Përsa i përket mos aktivizimit të Lenjanit dhe Gashit, mund t’iu them se Lenjani ka 4 muaj që nuk luan, ndersa Gashi nuk ka qenë më parë pjese e grupit dhe me duhet te mbaj disa ekuilibra, megjithate Gashi kur hyri në fushë zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, por jo vetëm ai e gjithë skuadra luajti mjaft mirë, madje shpesh herë ishim të pafat. Mendoj se e merituam plotësisht fitoren.

Nuk mendoj se perdorëm nje skeme mbrojtese pasi e goditëm portën më shumë se armenët dhe luajtëm edhe me më shumë lojtarë sulmues. Për momentin mund të festojmë por nuk ka mbaruar asgjë, duhet të kërkojmë të realizojmë ëndrrën tonë të përbashket”

Sigurisht mjaft të entuziazmuar për fitoren e arritur u shfaqën edhe dy prej protagonistëve të skuadrës sonë kombëtare Ansi Agolli, autor i një performance madhështore dhe Odise Roshi, por duke kujtuar se objektivi akoma nuk është realizuar. Përfaqësueses shqiptare me 3 pikët e mara ndaj Armenëve i lind e drejta të synoj historinë, atë që vendi ynë nuk e ka arritur asnjëherë në 85 vjet, pjesëmarrjen në një eveniment madhor të futbollit europian.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: