KRYETARI I SYRIZA- PS, ME PËRFAQESUESIT E DIASPORËS SHQIPTARE NË GREQI: “TË JAPIM FUND PENGMARRJES SË PROCESEVE INTEGRUESE DHE RACIZMIT.

Greqi

Kryetari i SYRIZA-PS Stefanos Kasselakis sot, të mërkurën (17/1), ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Komunitetit Shqiptar në Greqi.

Çfarë tha në detaje.

“Emigracioni është një çështje që SYRIZA nuk e ka përdorur kurrë si mjet, në raport me partitë e tjera në vendin tonë dhe ne jemi krenarë për qëndrimin e përgjegjshëm që kemi mbajtur”, theksoi kryetari i SYRIZA PS, Stefanos Kasselakis gjatë takimit që pati  në Koumoundourou, me përfaqësues të diasporës shqiptare në Greqi.

Ai tha se “jemi krenarë për punën që kemi bërë si qeveri, që të mund të lehtësojmë Komunitetin dhe të tregojmë se të gjithë mund të kontribuojmë për vendin tonë”. Ai shtoi se megjithatë problemet me të cilat ballafaqohet Komuniteti Shqiptar në vendin tonë janë të mëdha, si rrjedhojë vitet e fundit është shtuar pasiguria që jetojnë çdo ditë anëtarët e tij. “Nuk mund të flitet për rinovim të vendbanimit për 3 vjet, kur ky aplikim kërkon 2.5 vjet që të pranohet. Me fjalë të tjera, ne po i vendosim në thelb në një situatë pengje këta bashkënjerëz, me të cilët jetojmë në të njëjtin vend”, nënvizoi zoti Kasselakis.

Ai theksoi se në të njëjtën kohë marrëdhëniet mes dy vendeve duhet t’i shikojmë në mënyra të ndryshme, më kreative. Në këtë kuadër, sipas njoftimit përkatës, ai përmendi si shembull çështjen e zgjedhjes së një gjuhe të dytë të huaj. “Këtu në Greqi nuk e kemi shqipen si gjuhë të zgjedhur. Ashtu si Shqipëria, ajo duhej të kishte si gjuhë të zgjedhur greqishten. Në të gjithë territorin e Shqipërisë”, tha ai.

Ne kemi lidhje historike me komunitetin shqiptar”, theksoi shefja e Politikës së Migracionit të SYRIZA-PS, Nina Kasimati. Shtrëngimi i këtyre lidhjeve, i dy popujve tanë, vetëm sa mund të na bëjë më të fortë dhe më me ndikim në rajon dhe më gjerësisht në Evropë”, shtoi ai.

Nënkryetari i Politikës së Imigracionit të partisë, George Psychogios, vuri në dukje se ishte qeveria SYRIZA ajo që në vitin 2015 ligjëroi shtetësinë e emigrantëve të brezit të dytë dhe ndërhyrje të tjera që kishin të bënin me aksesin në fondet e sigurimeve, me AMKA etj. “Ishte gjëja e parë që qeveria hoqi në 2019”.

Qëllimi ynë”, vazhdoi ai, “është të propozojmë një ligj, të bëjmë propozime, të heqim ndarjet e papranueshme që ekzistojnë tani me karakteristika klasore të racizmit institucional. Me tarifat e tepruara dhe me të gjitha dispozitat e papranueshme që ND ligjëroi për lejet e qëndrimit”.

“Ne patëm nderin të zhvillojmë sot një takim historik për Komunitetin Shqiptar me kryetarin e SYRIZA-Aleancës Progresive dhe deputetët e partisë”, tha Etmond Guri, përfaqësues i Diasporës Shqiptare në Greqi (A.D.E), duke shtuar se “ne e konsiderojnë të rëndësishme që SYRIZA-Aleanca Progresive të jetë organi politik, i cili, siç ka treguar edhe në të kaluarën, mund të kontribuojë për të qenë qytetarë të barabartë të vendit, për t’u anëtarësuar dhe jo për t’u asimiluar. Siç i ka hije një demokracie”.