Miranda Troci Derti /
Nëna zgjohet drita pa dalë.
Fërkon sytë që i djegin valë.
Që ku këndon gjeli i parë.
Me çelë derë e me ndezë zjarrë.
Veshë e mbathë niset për punë.
Nē shpinë djepin fēmijën gjumē.
Ngranë pa ngranë e pi pa pijë.
Lodhë e këputë me rritë fēmijë.
Ecë në këmbë me djepin kurriz.
Me shtu farë me rritë filizë.
Ajo ashtē shtylla e shoqërisë.
Embrion i gjithë njerëzisë.
Nē don me dijtë kur zgjohet nëna.
Pa dalë dielli e pa ikë hana.
Ajo gjumē ban me merak.
Me u anku s’po dijnë aspak.
E shtrydh shpirtin ajo për fëmijnë.
E tret shtatin për të mbajtë shtëpinë.
Heshtur pa zë nën urdhëra tē burrit.
Nē sedër e nderë e në bukë të gurit.
O njeri haku i nanës kurrë s’paguhet.
Me mundin e sajë kurrë nuk luhet.
Ashtë nana e dija kimetin.
Ajo ashtë lulja e xhenetit.