Shqipe lësho piskamë

Kulture Letersi

Shqipe.

Zgjoi djemtë e tu prej gjumi.
Nuk ashtë dita për me heshtē.
Edhe të vdekmin dheu e tundi.
Me shpètu vendin koha ma s’pretë.

Në votër prapë po të vjen shkjau.
Prapë të erdhë vakti për me qëndrue
Se po flejte votrën t’përlau.
Mbytu n’gjak mos e u dorzue.

A ka prapë aso trimash si ka moti.
Ti ngjeshin dhe nji herë n’brez jataganët.
Të mos e merr trollin i pazoti.
A rrojnë a kanë heshtë shqiptarët.

N’qofshin gjallë ngrehuni more trima.
Si ka moti fmija prej djepi.
Për herë të fundit pisket Dibra
Ngjeshe n’brez se t’mbuloj gazepi.

Dibra e Mitrovica janë tonat or cuba.
S’na i zapton as politika as lufta.
Ç’ka ashtë larë me gjak kurrë të paudhit s’ia fali.
N’keni sedër ore trima zgjohuni se iu lyp vatani.

Vatan pa Dibër e pa Mitrovicë s’ka..
Janë vatanet tona në dorë të hallkit mos me ra.
N’hesape të politikës kurrë ty mos hesht.
Hasmi sheh sehir e bota me ne qesh.

Miranda Troci Derti