Letër nga diaspora: Z. Jordan Daci, kandidat për Avokat i Popullit

2025

Më në fund edhe intelektualët në emigracion tashmë kanë filluar të shfaqin intersim dhe të shprehin mendimet e tyre për zhvillimet demokratike në Shqipëri.

        Këto ditë po diskutohet edhe kandidatura e Avokatit të Popullit, pasi avokatit aktual i ka mbaruar mandati.

 

Një kandidatur e fortë për kreun e avokatit të popullit është edhe juristi i njohur, Jordan Daci. Ina Panajoti, kandidate për Dr. shkecash në Athinë, njëkohesisht edhe politikane e cila ka kandiduar në zgjedhjet e kaluar si kandidate për deputet për PASOK-un, i është drejtuar me një letër kandidatit Daci, ku përmes saj mbështet kandidaturën e tij si një kandidaturë e spikatur dhe shumë e vlefëshme për kreun e institucionit të avokatit të popullit.

Letër e hapur, per z. Jordan Daci

I dashur mik!

Me kënaqësi të madhe u informova për kandidaturën tuaj për detyrën e Avokatit të Popullit.

Nga njëra anë, gëzimi dhe optimizmi u shkaktuan sepse, zgjedhja eventuale e një shkencëtari të ri të suksesshëm në këtë detyrë publike, do të bëjë të mundur rinovimin e institucionit të Avokatit të Popullit, dhe nga ana tjetër, sepse duke ndjekur aktivitetin tuaj, gjithmonë kam vlerësuar shumë njohuritë tuaja shkencore dhe mendoj se ju, keni ndjenjën dhe përgjegjshmërinë e nevojshme për administrimin e këtij institucioni, sa fisnik aq edhe dobiprurës për qytetarin shqiptar. Kandidatura të tilla, e pasurojnë jetën publike të vendit tonë dhe i mbushin me krenari ata që, për shkak të kushteve të kohës, zgjodhën rrugën e hidhur të emigrimit.

Jam e sigurt se përzgjedhja juaj, do të kontribuojë në mënyrë vendimtare në funksionimin efektiv dhe efikas të institucionit dhe do t’i bëjë nder këtij të fundit, me personalitetin dhe figurën tuaj morale të pakontestueshme. Sidomos në këtë periudhë, gjatë sëcilës, Shqipëria po punon energjikisht për të konsoliduar një shtet institucional, funksional e me perspektivë europiane.

Në kuadër të këtyre konsideratave, unë mendoj se pozicioni eventual me anë të zgjedhjes tuaj, do të ishte absolutisht i nevojshëm. Është e sigurtë se mandati juaj si Avokat i Popullit do të jetë i suksesshëm, pasi, këtë e garanton jo vetëm performanca profesionale dhe rrugëtimi akademik, por, edhe angazhimet e gjithanshme tuaja, të shpërfaqura me ndershmëri konstante në jetën publike të shoqërisë shqiptare.

Në vijim nga sa më sipër dhe për të mos u zgjatur, uroj dhe shpresoj se, kthjelltësia e vendimmarrjes do të bëjë të mundur që, kandidatura juaj të vihet në lartësinë që e meriton.

Athinë, 2 Shkurt 2017

Burimi : Kma News

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: