Lufta në Ukrainë: Nënat shkruajnë idenditetin e fëmijëve në shpinë për të gjetur të afërmit nëse vriten ( Video)

Bota

Ana më e ashpër e përditshmërisë tragjike të luftës së përjetuar nga mijëra familje në Ukrainë zbulohet nga dhjetëra postime në rrjetet sociale.

Orët e fundit në internet po qarkullojnë foto të fëmijëve të vegjël me emrat e shkruar në shpinë.

Sipas informacioneve, ato janë shkruar nga nënat e tyre, që nëse vdesin, t’i gjejnë të afërmit.

Rreth njëzet ditë më parë një nënë shkroi të dhënat e saj në kurrizin e vajzës së saj të vogël në rast se i ndodhte diçka tragjike.