Ish-ministri i PS-së, Arben Malaj flet për ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Vlorës. Ai e cilëson qeverisjen si autoritariste, e cila për të bazohet vetëm në instikt, teksa shton se veprimi i kryeministrit është i paligjshëm.
”Veprimi i Ramës në Vlorë është antiligjor dhe antievropian. Vendimet duhet të merren aty ku vota është më afër. Asnjë nuk ka të drejtë të shkarkojë 21 veta dhe Ermalit nuk i mori koka erë.
Nuk qeveriset si do Rama. Nuk ka kryeministër që i zë karrigen kryetarit të bashkisë. Rama qeveris me një autoritarizëm të tmerrshëm. Ai qeveriset me instikte me mënyrë satanike. Kur flisnim ne për mungesën e ujit në Vlorë, mbeturinat, përse nuk reagonte Rama”, tha Malaj.