Shqiptarët paralajmëruan grumbullim në Athinë, policia greke urdhër për ndalimin e organizimit: Do nxisni reagimet e ekstremistëve, raporton gazeta Zougla.gr.
Policia greke ka njoftuar se ka dhënë urdhër për ndalimin e grumbullimit të shtetasve shqiptarë të njoftuar nëpër rrjetet sociale se do të zhvillohet në zonën Alimo të Athinës. Në njoftimin e drejtorisë së policisë se Atikës jug-perëndimore thuhet: Ndalohet organizmi i takimit dhe grumbullimit e cila është njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale për në datën 15-12-2024 në orën 19.00 në rrugën “Koris” në lagjen Alimo nga shtetasit shqiptarë”.
Sipas mediave prej ditësh përflitet në rrjetet sociale për një takim të shtetasve shqiptarë ku do të hidhen me gjasa parulla patriotike shqiptare, do të përdoren flamuj shqiptarë dhe me gjasa do të ketë edhe thirrje anti greke.
Vlen të përmendet që në datën 28 nëntor mijëra shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi festuan Ditën e Pavarësisë me këngë, valle dhe flamuj shqiptarë në sheshin “Sindagma” të Athinës. Festimet edhe pse ishin spontane, nuk u penguan nga policia greke, ndërsa në përgjithësi mediat greke komentuan pozitivisht këto festime.