Meloni reagon kundër deklaratave të Trump: Sulmet ndaj Papës janë të papranueshme

Bota

Italia është solidarizuar sot me Papa Leonen pas sulmeve të Donald Trump ndaj tij, duke e cilësuar gjuhën e përdorur nga presidenti amerikan si të papranueshm

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka dënuar ashpër deklaratat e Donald Trump ndaj Papa Leone XIV, duke i cilësuar ato “të papranueshme”.

E konsideroj të papranueshme gjuhën e përdorur nga Presidenti Trump ndaj Atit të Shenjtë. Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është normale që ai të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë luftën”, u shpreh ajo në një reagim zyrtar.

Reagimi i Melonit nuk është i vetmi.

Presidenti Sergio Mattarella vlerësoi mesazhet e Papës për paqe dhe unitet, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të kapërcyer ndarjet.

Edhe lideri i Lega-s Matteo Salvini u shpreh se Papa është një udhëheqës shpirtëror për miliarda besimtarë dhe se sulmet ndaj tij “nuk janë të dobishme”.

Ndërkohë, kryetarja e Partisë Demokratike Elly Schlein i cilësoi deklaratat e Trump si “akt shumë të rëndë”, duke theksuar se ato tregojnë arrogancë dhe mungesë tolerance ndaj zërave të lirë.

Në të njëjtën linjë edhe Maurizio Lupi, i cili shprehu solidaritet të plotë me Papën dhe mbështetje për mesazhet e tij për dialog dhe paqe.