Mënyra e pabesueshme që pastrojnë borën në pak minuta në vendet e tjera (video)

Bota

Me valën e fortë të motit të keq Elpis që ka vënë në akull vendin dhe rrugët e tij kryesore, shikoni se si mbahen të pastra autostradat në shtetet e largëta.

Videoja e mëposhtme, e cila përshkruan makinat e borës në shtetin amerikan të Kentakit në një kohë të saktë metodike, tregon sesi autoritetet amerikane po merren me rastet e reshjeve të mëdha të borës si ajo që goditi pjesën më të madhe të SHBA-së shkurtin e kaluar.

Makinat e borës, duke e drejtuar borën në të djathtë të tyre dhe në fund jashtë rrugës, përballë mjeteve mbështetëse që mbajnë nën kontroll drejtuesit e padurueshëm, mbajnë një autostradë shumë të rëndësishme amerikane pa borë dhe akull, që lidh Miçiganin me Florida.