Në botimin e revistës Politico thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Antonio Guterres dyshohet se i ofroi asaj postin e këshilltares së lartë për klimën.
Ish-“Zonja e Hekurt” e Gjermanisë, Angela Merkel, mund të jetë larguar nga Kancelaria në dhjetor të 2021-shit, por kjo nuk do të thotë se ajo do të tërhiqet politikisht.
Kjo pasi sipas informacioneve të cituara nga Politico, duket se Angela Merkel ka marrë një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, përmes së cilës i propozon asaj të bëhet këshilltare e lartë në një këshill që do të merret me “zhvillimin dhe menaxhimin e të mirave publike globale. siç janë oqeanet”.
Megjithatë, ish-kancelarja gjermane nuk i ka dhënë përgjigje zotit Guterres. Vihet re se emri i saj është dëgjuar edhe për postin e shefes së klimës në OKB.