Ministrat teknikë, zbulohet se kush do të drejtojë Ministrinë e Arsimit

955

Pas marrëveshjes së arritur mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, kanë nisur të dalin dhe emrat e para që mund të vihen në krye të ministrive.

Kështu, burime për Gazeten Shqiptare kanë bërë të ditur se Ardian Marashi do të vihet në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në vend të Lindita Nikollës, e cila e ka mbajtur këtë post deri më tani. Ky i fundit ka mbajtur postin e ish-drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike, ndërsa tashmë do ta marrë detyrë të re, atë të Ministrit të Arsimit.

PD po tregohet hermetike lidhur me emrat që do të propozojë për qeverinë teknike, të cilët sipas burimeve brenda saj, të cilat bëjnë të ditur për GSH.al mësohet se do të jetë jashtë politikës.

Propozimet do të vijnë edhe nga aleatët, të cilët i qëndruan në krah PD-së përgjatë gjithë qëndresës së gjatë në çadrën përballë Kryeministrisë.

Mirëpo, deri të hënën emrat e opozitës duhet të jenë gati, pasi secili prej tyre do të votohet në seancën e jashtëzakonshme për t’i hapur rrugën qeverisë së re teknike. Kështu, ka dalë fillimisht emri i Ardian Marashit që do të jetë Ministri i ri i Arsimit.

Pakti parashikoi që PD-ja do “të marrë” drejtimin e 6 ministrive, disa drejtorëve të rëndësishëm, si të ALUIZNI, OSHEE, Burgjeve dhe Hipotekës si dhe drejtimin e KQZ-së dhe Avokatit të Popullit. Ja postet që do të marrë PD-ja.

Zv/Kryeministër, teknik

Ministri i Brendshëm, teknik

Ministri i Arsimit, teknik

Ministri i Shëndetësisë, teknik

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik

Ministri i Financave, teknik

Ministri i Drejtësisë, teknik

Drejtori i OSHEE

Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave

Drejtori i pergjithshem i Burgjeve

Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

/gsh.al/




Këtë e pëlqejnë %d blogues: