Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias mbërriti në Odesa të dielën në krye të një misioni ndihme humanitare në qytetin port jugor të Ukrainës, tha ministria e jashtme.
Ndihma humanitare iu dorëzua autoriteteve komunale të qytetit.
Dendias, 62 vjeç, synon gjithashtu ngritjen e një mekanizmi të vazhdueshëm të shpërndarjes së ndihmave nga Greqia dhe rihapjen e konsullatës së vendit në qytet.
“Rihapja e konsullatës (të Greqisë) do të ndihmojë në shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe ngritjen e korridoreve për komunitetin etnik grek që të largohet nga çdo zonë e Ukrainës, nëse është e nevojshme, nëpërmjet Odesës,” tha ministri pas mbërritjes së tij në Odesa, sipas një deklaratë e Ministrisë së Jashtme greke.
Dendias tha muajin e kaluar se ai planifikoi të drejtonte një mision ndihme humanitare në qytetin e rrethuar të Mariupol në Ukrainë, ku jetojnë mijëra grekë etnikë, por luftimet intensive atje bënë që destinacioni u ndryshua më pas në Odesa.
Të paktën 10 grekë etnikë janë vrarë dhe disa janë plagosur që kur Rusia filloi të sulmojë Mariupolin. Më shumë se 150 shtetas grekë, ekuipazhe anijesh dhe grekë etnikë janë evakuuar nga rajoni, sipas qeverisë greke.
Rusia e ka përshkruar tërheqjen e saj të forcave pranë Kievit si një gjest vullneti të mirë në bisedimet e paqes. Ukraina dhe aleatët e saj thonë se Rusia u detyrua të zhvendosë fokusin e saj në Ukrainën Lindore pasi pësoi humbje të mëdha.