Ministria e Jashtëm e Greqisë: Presim një sqarim të plotë për vdekjen e grekut në komisariatin e policisë në Gjermani

Greqi

Autoritetet kompetente greke në Gjermani, sapo u njoftuan për vdekjen e një shtetasi grek, i cili mbahej në policinë e qytetit Wuppertal të Gjermanisë, u mobilizuan si tek familjarët e të ndjerit, duke ofruar ndihmë konsullore dhe Autoritetet kompetente gjermane, thekson në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në veçanti, bëhet e ditur se Konsulli i Përgjithshëm në Dyseldorf, në fazën e parë ka shkuar në qytetin e Hagenit, afër Wuppertalit dhe është takuar me zv/shefin e policisë së qytetit, pasi ky departament policor ka marrë përsipër rastin e hetimit të ngjarje tragjike. Ai ka pasur edhe një takim me zyrtarë të Prokurorisë së të njëjtit qytet.

Njëkohësisht mësohet se ambasadori në Berlin i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm të shtetit të Nordrhein-Westphalia, ku kërkon informacion të vazhdueshëm dhe të plotë të palës greke për rastin.

Më pas, më 10 nëntor, siç dihet, edhe Konsulli i Përgjithshëm në Dyseldorf shkoi në Prokurorinë e Përgjithshme të Wuppertalit, ku u takua me Kryeprokurorin. Gjatë takimit ai theksoi interesin e fortë që është shprehur për zbardhjen e plotë të rastit dhe publikimin sa më të shpejtë të konkluzionit zyrtar për rrethanat e vdekjes së të ndjerit.

Dje, më 11 nëntor, theksohet se Konsulli i Përgjithshëm në Dyseldorf mori pjesë në diskutimin në Komisionin e Punëve të Brendshme të shtetit të Nordrhein-Westphalia, të cilit i ishin kërkuar sqarime nga Ministri i Brendshëm i atij shteti.

Në këtë kuadër dhe në vijim të shkresës përkatëse të ambasadorit në Berlin, theksohet se ai ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së shtetasit grek.

Ministria e Punëve të Jashtme, në kuadër të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të grekëve jashtë vendit, garanton se do të vazhdojë të ofrojë asistencë konsullore për familjarët e shtetasit grek që humbi jetën në Wuppertal.

Në fund ai nënvizon se pret nga autoritetet kompetente gjermane zbardhjen e plotë të rastit, zhvillimin e të cilit do të vazhdojë ta monitorojë.