Mourinho vendos për të ardhmen e Januzajt

Sporti

Për Adnan Januzaj nuk ka vend tek Manchester United. Të paktën kështu mendon tekniku i të kuqve, Jose Mourinho, i cili ka bërë të qartë lojtarit me origjinë kosovare që të gjej një destinacion tjetër.

Është tabloidi britanik “The SUN” e cila ka zbuluar se Januzaj në fund të sezonit do të largohet përfundimisht nga “Old Trafford”.

 “Adnani dëshiron të qëndrojë në Angli. Ai pret që të largohet nga Unitedi në fund të këtij edicioni, pasi Mourinho nuk e dëshiron atë. Bisedimet për largim nga Unitedi kanë nisur. Por, ai dëshiron të mbetet në Premierligën angleze. I pëlqen të jetojë në këtë vend”, tha një burim për The Sun.