Mungesa e lirisë në media, Çipa: Stanjacion politik, tranzicioni e ka humbur vlefshmërinë dhe funksionin

Opinion

Prej disa ditësh është kthyer në shqetësim fakti se mediat online mes tyre dhe Ora Neës, janë përballur me sulme që duket se janë të mirëkoordinuara.

Kreu i unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa, në një intervistë për RTV Ora me gazetarin Sebastian Zonja është shprehur se ka një  tendencë në rritje të marrëdhënies agresive mes mediave dhe pushtetarëve.

Ai tha se disa nga çështjet  e funksionimit të pushtetit politik janë defektoze në demokracinë e sotme të vendit, ndërsa shtoi se shoqëria jonë nuk është shumë sociale.

Aleksandër Çipa: Po shohim një tendencë në rritje të marrëdhënies agresive mes mediave dhe pushtetarëve. Media është një pasqyrë dhe kur është e keqpërdorur qëllimisht, përsëri ajo nuk e humbet funksionin e pasqyrës. Disa nga çështjet  e funksionimit të pushtetit politik janë defektoze në demokracinë e sotme të vendit. Këtu e kam fjalën për  dy mekanizmat të saj, llogaridhënia dhe transparenca. Shoqëria jonë nuk është shumë sociale, sepse shteti nuk ka qenë kurrë social tek ne.

shtoi se mënyra se si duhet të përfaqësohesh në politikën shqiptare është një nga çështjet e krizës së shoqërisë së sotme. Ndër të tera ai tha se tranzicioni e ka humbur vlefshmërinë dhe funksionin.

Aleksandër Çipa: Parashikimi i çështjeve në kontekstin e sotëm dhe kryesisht vendimet që merren në mënyrë individuale mbartin një kosto të pallogaritur. Mënyra se si duhet të përfaqësohesh në politikën shqiptare është një nga çështjet e krizës së shoqërisë së sotme. Mesa duket sistemi i të quajturit tranzicion e ka humbur  kohën e vet të vlefshmërisë dhe funksionalitetit. Fakti që ne ende kemi si përfaqësues dhe protagonistë dominant  të skenës dhe vendimarrjes politike, një pjesë të mirë të protagonistëve të tranzicionit postkomunist do të thotë që ne jemi jo vetëm një stanjacion por fatkeqësisht i nënshtrohemi një status Quo-je që ka vendosur ky lidership që nuk e lëshon vetveten nga pozicioni që ka.