VIDEO / Tirana i jep leksion futbolli Kukësit, Seferi dhe Xhixha fundosin me katër gola rivalët

Futboll Sporti

Tirana i ka dhënë një leksion futbolli Kukësit në një ndeshje të çmendur në “Air Albania” të mbyllur me shifrat 4-0 për bardheblutë që kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm në rrugën drejt titullit kampion.

TIRANA-KUKËSI  4-0

Seferi 38′, 90’+1′, Xhixha 44′, 64′ 

KOMENTI LIVE: 

90’+3’ Mbyllet ndeshja me suksesin 4-0 të Tiranës.

90’+1’ GOOOOL Tirana. Shënon Seferi për rezultatin 4-0/ Skenari është i njëjtë me një kundërsulm të shpejtë që e nxjerr të vetëm para portës dhe ku ai nuk gabon duke çuar shifrat në 4-0.

90’ Jepen 3 minuta shtesë në fundin e sfidës.

90’ Seferi niset me shpejtësi në kundërsulm dhe pason për Tolin i cili gjuan nga e djathta me forcë, pa gjetur katërkëndorin e Kukësit.

86’ Dragoshi merr vendin e Ndrecës në fund të sfidës.

86’ Gligorov provon me një gjuajtje të rrufeshme nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe kalon pak mbi traversën e portës bardheblu.

84’ Kukësi kërkon me dëshpërim që të shënojë një gol për pak shpresë në minutat e fundit, por nuk ka qetësinë e duhur për të rrezikuar seriozisht portën e Tiranës.

83’ Nuriu dhe Kuka marrin vendin e Toshevskit dhe Limajt në këto minuta të fundit te Tirana.

82’ Musta provon të gjejë rrjetën me një tentativë nga distanca, por goditja e tij është e dobët dhe sfera përfundon larg kuadratit të Bekajt.

79’ Harkim nga e djathta e sulmit të Kukësit, Vasil Shkurtaj devijon me kokë në qendër por nuk arrin ta kthejë sferën drejt rrjetës.

76’ Sh. Taipi lë fushën e lojës për Kukësin, duke i bërë vend Krniç.

74’ Tirana vazhdon të kundërsulmojë rrezikshëm dhe Seferi gjendet në pozicion të favorshëm duke tentuar portën. Xhika frenon sulmuesin, para se ai të sinjalizohet përsëri në pozicion jashtë loje.

69’ Hoti dhe De Silva hyjnë në lojë te Tirana në vend të Totre dhe Xhixhës.

67’ Totre është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë pas një faulli në krahun e djathtë të mesfushës.

64’ GOOOOL Tirana 3-0 / Supergol i Xhixhës. Bardheblutë godasin përsëri në kundërsulm me lojtarin i cili nga e majta shkon drejt qendrës dhe çon topin aty nuk Xhika nuk mund të arrijë.

63’ Pas një aksioni të shpejtë të Tiranës, Limaj hynë në zonë dhe tenton portën, por nuk ka forcën e duhur për të shqetësuar Xhikën.

61’ Longo luan kartën Shkurtaj, duke larguar nga fusha Bashën për t’i bërë vend sulmuesit të afruar së fundmi.

53’ Kukësi ka mundësinë të hapë ndeshjen, kur nja pasim nga e majta shkon në qendër për Milunoviç. Ky i fundit, pak hapa larg portës, fluturon topin mbi traversë.

53’ Kundërsulmi i radhës i Tiranës me Seferin që shfaqet para Xhikës dhe çon topin në rrjetë. Sulmuesi feston, por sheh t’i anulohet përsëri një gol nga vijërojtësi për pozicion jashtë loje.

52’ Xhixha shfaqet përsëri rrezikshëm me një kundërsulm, por nuk arrin të gjejë kuadratin me gjuajtjen e tij.

50’ Kukësi ka manovrën në kontroll në minutat e para, dukshëm në kërkim të një hapësire për të kthyer sfidën në favorin e vet, por bardheblutë mbrojnë me rregull.

46’ Ndeshja rifillon me një zëvendësim te Kukësi, pasi Milunoviç merr vendin e Markut.

PRONONCIMET:

HOXHALLARI: Nuk mendoj se ishte e lehtë. Po i zbatojmë mirë urdhrat që na ka dhënë trajneri në stërvitje.

Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”. Rritëm i jashtëzakonshëm në këto 45 minuta të para. 

44′ GOOOOOL TIRANA 2-0/ Fantastikë bardheblutë e Orges Shehit, Redon Xhixha, realizon golin e dytë. Pas një depërtimi nga krahu i majtë, sulmuesi futet bukur brenda zonës, duke goditur saktë, teksa e dërgon topin në cepin e portës së Xhikës. 

38′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Seferi kalon në avantazh bardheblutë. Sulmuesi përfiton nga një përgjumie e mbrojtjes verilindore, duke shënuar me kokë.

34′ Kundërpërgjigjet Kukësi me Ndrecën, që gjuan bukur brenda zonës, por fantastik portieri Bekaj që i thotë “jo” goli.

33′ Rast flagrant për Tiranën, Xhixha del i vetëm përballë Xhikës, por portieri bën shpëtimtarin, duke i mohuar golin bardhebluve.

31′ Mundësi ideale për Tiranën. Tentativa e menjëhershme e Xhixhës, ndalet nga Xhika, i cili tregohet i vëmendshëm.

27′ Shqipërim Taipi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Toshevskit.

26′ Seferi kthehet në një kërcënim konstant për portën e Kukësit. Sulmuesi bën një veprim mjaft të bukur brenda zonës, provon me një gjuajtje të rrezikshme, por tentativa e tij devijohet nga Lulaj dhe shkon në këndore.

22′ Më kërkuese Tirana në këto minuta. Bardheblutë e Orges Shehit ushtrojnë presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e verlindorëve.

18′ Tjetër mundësi shënimi për Tiranën me Hoxhallarin, që provon me kokë në zonën e 5 metërshit, tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

17′ Minuta fantastike për Tiranën. Limaj provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, topi devijohet dhe shkon në këndore.

15′ E para goditje nga këndi, i takon Kukësit, e fiton Gligorov.

14′ Mundësi ideale për Tiranën me Seferin, por sulmuesi gabon në pasin e fundit, duke mos asistuar për Xhixhën, që priste i vetëm brenda zonës.

10′ Hoxhallari e ekzagjeron me tentativën e tij, gjuajtja e kapitenit ishte tërësisht e gabuar, duke shkuar jashtë kuadratit.

6′ Musta rrëzohet në hyrje të zonës, te Kukësi ka pretendime për ndërhyrje të gabuar, por për gjyqtarin është gjithçka e rregullt! Vazhdon loja.

3′ Tirana gjen rrugën e rrjetës, me Taulant Seferin, por gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje, duke i prishur festën futbollistit bardheblu.

2′ Rritëm i jashtëzakonshëm në këto minuta të para, skuadrat kërkojnë golin e avantazhit.

1′ Starton supersfida në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi.
Trajner: O. Shehi

KUKËSI: Xhika, Marku, Lulaj, Hila, Gligorov, Ndreca, Musta, De Lukas, Gj.Tapi, Sh.Taipi, Basha.
Trajner: D. Longo 

PANORAMASPORT.AL