Nga Janaq Jano /
Një Greke e bukur seç pa një Shqiptar
Dimri në dy shtete, u kthye behar.
I gjatë, i bukur, gati si lastar
U drodh kur e pa, e sytë më s’ia ndal.
I afrohet pranë, e buzëqeshje fal
Ai e vështron, por harron dy fjalë.
Rend shpirti nga pas, me zemrën në krah
Por hija e djalit, netëve nuk ju nda.
Demonin e shpirtit, që pa gjumë e la
E kërkoi në qiell, por kurrë s’e pa.
Ditët kalonin, por ëndrra s’ iu shua
Në zemrën e Grekes, një brengë u shtua.
Doli nëpër rrugë si një shpez e lehtë
Pyeste çdo Shqiptar, e ndjehej e qetë.
Njĕ Greke e bukur zemrën ndezur zjarr
Rrugëve të Athinës, kërkon një Shqiptar.